Gashi i PDK-së porositë Kurtin: Hape kufirin me Shqipërinë e jo me Serbinë siç bëre në pandemi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi ka kërkuar sonte që Qeveria e Kosovës të hapë nga 1 qershori kufirin me Shqipërinë pasi Tirana zyrtafe tashmë ka marrë vendim për hapjen e kufirit me Kosovën.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosova, deputeti i PDK tha se qeveria e shkarkuar Kurti duhet t’i japë fund izolimit të Kosovës nga Shqipëria.

“Albin Kurti e ka mbyllur kufirin e Kosovës me Shqipërinë ndërsa qe 3 muaj e ka hapur tërësisht kufirin dhe qarkullimin me Serbinë. Kërkojmë që kufiri me Shqipërinë të hapet me 1 qershor pasi tashmë kryeministri shqiptar Edi Rama ka marrë vendimin e hapjes nga 1 qershori”, tha Gashi.