Ilir Gashi, zyrtar i lartë në Partinë Demokratike të Kosovës ka thënë se Kurti gjatë qeverisjes së tij i ka thyer parimet, e ka mashtruar popullin dhe ka tradhëtuar miqtë.

Gashi është shprehur se Kurti për të ardhur në pushtet ka përdorur dhunën dhe e ka mbështjellur me parime që i harroi shpejtë.

Gashi ka thënë se Kurti për interesa ideologjike e ka lënë vendin në gjendje të rëndë.

Ky është postimi i Gashit: 

I THEU PARIMET ELEKTORALE, E MASHTROI POPULLIN DHE TRADHËTOI MIQTË

Kryeministri më jetëshkurtër në Qeveri dhe me dëmet më të mëdha në historinë 20 vjeçare të Kosovës. Kështu mund të përkufizohet me pak fjalë ky lider i dhunshëm politik.

Për të ardhur në pushtet, ky njeri, përdori dhunën, të cilën e arsyetoi dhe e mbështjelli me disa gjoja parime, të cilat i harroi shpejt.

Na çuditi të gjithëve, në fakt.

Për të mbajtur pushtetin ai u soll si pacifist duke kompleksuar edhe Gandizmin.

Ai ndërtojë çdo kauzë deri te pushteti dhe theu çdo parim si mënyrë për të arsyetuar mbajtjen e tij. Por, ja që naiviteti i tij e bëri kamikaz politik.

Albin Kurti është shembulli tipik i një lideri që kekqpërdor besimin qytetar.

Ai për interesa ideologjike, la vendin në gjendjen më të rëndë pas vitit 1999! Ai e la Kosovën pa mundësinë që të përballet me Pandeminë e shkaktuar nga COVID-19.

Albin Kurti po e len Kosovën në marrëdhëniet më të rënduara me miqtë, sidomos ata amerikanë, të cilët i tradhëtoi për interesa ideologjike.

Ky KM për 45 ditë Kosovës ia humbi 2 MILIARD DOLLARË investime dhe 200 MILIONË DOLLARË asistencë financiare.

Ky KM që rrejshëm shqetësohej për të rinjë e papunë, ia humbi Kosovës 2000 vende pune nga projektet që i dështoi.

Ky KM e ktheu Serbinë prej një pozite armiqësore me SHBA-të në një shtet partner të tyre.

Ky KM ia dha mundësinë Serbisë që të kërkoi, atë që e don qe 150 vjet, kordiorin për daljen në Adriatik.

Fatkeqsisht, ky KM asgjë të mirë nuk po i len Kosovës! Vetëm i’a rrembeu të ardhmën e saj!