Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në seancën e Kuvendit të Kosovës, është deklaruar rreth kritereve të cilat do të ketë primare Qeveria Hoti në këtë qeverisje që pritet të drejtohet nga Avbdullah Hoti.

Gashi thotë se shumë qytetarë janë në mëdyshje se çfarë do të ndodh me dy kriteret kryesore të që kjo qeveri do t’i ketë primare, ndarjen e territorit të Kosovës dhe vazhdimin e kapjes së shtetit.

Ai ka thënë se ndër kriteret tjera kryesore të kësaj Qeverie të drejtuar nga LDK në koalicion me AAK’në, Nismën dhe minoritetet vendimet do të merren me konsultim me publikun.

“ Një gjë duhet ta ketë të qartë kjo qeveri, përgjegjësinë që e ka jo vetëm në raport me krizën ekonomike, krizën nuk do ta kemi pretekst për dështim sepse nuk mund ta pranojmë. Kriteri esencial do të jetë mirë-qeverisja, nuk do të pranojmë asnjë lloj arsyetimi në rast se nuk do të jemi Qeveri e suksesshme. Kriteret e kësaj qeveri do të jenë vendimet në konsultim me publikun. Arsyet pse disa e shohin me dyshim qeverinë ka të bëjë me dy çështje, a do të bëhet ndarja e Kosovës dhe a do të vazhdojë kapja e shtetit. Këto janë çështje që do të diskutohen në këtë parlament”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka shtuar se i rekomandon Qeverisë që bordet e ngarkuara nga Lëvizja vetëvendosje të mos shkarkohen fillimisht, por që të shihet performance dhe baza e tyre juridike dhe ligjore.