Gashi i entuziazmuar paralajmëron ardhjen në Kosovë për “Sunny Hill”

Në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, i cili sivjet zhvillohet në datat 2, 3 dhe 4 gusht, në Kosovë do të vijnë emra të shumtë nga arena ndërkombëtare.

Calvin Harris, Miley Cyrus dhe Gashi janë ndër tre artistët më të njohur që do të ngjiten në skenën e këtij festivali sivjet.

Reperi shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gashi, duket tejet entuziast për ardhjen e tij në Kosovë.

Ai përmes një fotografie të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, ka paralajmëruar se kanë ngelur vetëm edhe dy javë nga dita kur do të mbajë koncertin.

“Spektakli im në Kosovë do të jetë edhe dy javë”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë.

I njëjti, ka performuar edhe vitin e kaluar në festivalin “Sunny Hill”, duke dhuruar performancë të zjarrtë për bashkëkombasit e tij.

View this post on Instagram

My show Kosov is in 2 weeks !!! ??

A post shared by GASHi (@gashi) on

loading…