Arben Gashi

Gashi i ashpër: Kurti ka rrejtë për gjithçka, kërkush s’ka rrejtë sa ai

Arben Gashi, shef i deputetëve të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, ka komentuar zhvillimet politike dhe punën që partia e tij po e bën në terren.

Duke folur në “Rubikon”, Gashi ka theksuar se LDK-ja është duke u reforumuar.

Në fjalën e tij, Gashi ka dhënë interpretimin e tij se pse i ka fituar zgjedhjet Albin Kurti, kryeministër i tanishëm i Kosovës dhe kryetar i VV-së.

Sipas Gashit, Kurti ka “mashtruar në çdo gjë”.

“A e di çka e ka sjell në pushtet zotin Kurti? Mashtrimi me çdo gjë, ka rrejtë për gjithçka. Kërkush në asnjë rrethanë, në asnjë parti politike, nuk ka rrejtë sa ka rrejtë Albin Kurti” – th ai.