Analisti Astrit Gashi ka reaguar pasi që në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) është zgjedhur kryeshef ekzekutiv Bekir Gërguri kandidat i LVV-së për asamble në Komunën e Fushë Kosovës.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Gashi ka shkruar se është hera e dytë në historinë e Kosovës që një drejtor i KEK-ut të ketë librezë të njëjtë politike me partinë në pushtet.

“Eshte hera e dyte ne historine e Kosoves qe nje drejtor i KEK-ut te kete libreze te njejte politike me partine ne pushtet.Hera e pare ka qene Nagip Krasniqi. Te dyte te emeruar nga kjo Qeveri!Urime Kosove! Po ecim perpara me hapa te shpejt!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se KEK ka emëruar kryeshefin ekzekutiv dhe ushtruesin e detyrës së zëvendëskryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes.

Në pozitën e kryeshefit është emëruar Bekir Gërguri, i cili ka qenë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për asamble në Komunën e Fushë-Kosovës.

Ndërkohë Ramadan Budakova është emëruar ushtrues detyrë i zëvendëskryeshefit ekzekutiv.

VIDEO BONUS: VV në Prishtinë kërkon shkarkimin e kryekuvendarit, s’ka koalicion me LDK-në e as PDK-në