Avokati Tomë Gashi  përmes një komenti në Facebook ka shkruar se tani e ka te qartë arsyen pse Prokuroria Speciale nuk po e dorëzin procesverbalin e vendshiqimit të kryer në Qendrën e Paraburgimit në Prizren me 22.10.2020 në prezencë edhe të ekspertëve zvicran.

Ai ka reaguar edhe ndaj vizitës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut në qendrën e paraburgimit në Prizren, aty ku me 05.12.2016 është u  vra aktivisti,  Astrit Dehari.

Sipas tij gjatë kësaj vizite, Haxhiut iu tregua vetëm një derë e fshehtë e burgut.

Gashi tutje ka hedhur edhe dyshime ndaj prokurorisë, pasi thotë se ka ende arsye për të fshehur nga ata.

Postimi i plotë:

Tani e kam te qarte se pse Prokuroria Speciale, nuk po na e dergon Procesverbalin e vendshiqimit te kryer ne Qendren e Paraburgimit ne Prizren me 22.10.2020 ne prezence edhe te eksperteve zvicran.

Si dhe nga kush u vu ne lajthim ministrja e Drejtesise znj.Albulena Haxhiu, ne mandatin e pare te saj me rastin e vizites ne qendren e paraburgimit ne Prizren, aty ku me 05.12.2016 eshte vra Astrit Dehari.

Pse asaj iu tregua vetem nje dere e fshehte e burgut qe dergon ne ndertesen e Policise ne Prizren, kur ka edhe dyer te tjera sekrete, njera tek zyret e drejtorit te burgut, qe e lidh burgun me ndertesen e policise- aty nuk ka kamera.

Ka edhe dyer te tjera per te cilat Ministres nuk i treguan fare, oborri i qendres se paraburgimit eshte i lidhur krejtesisht me ndertesen e Policise…

Te gjithe i kemi parë ato dyer, te gjithe e kemi pare oborrin e burgut qe lidhet me ndertesen e Policise ne Prizren, te gjitha jane incizuar, por Prokuroria nuk na i dergon.

Duket qe ende kane arsye per te fshehur prova, ata qe do duhej t’i hetojne…