Gashi-Gërvallës: S’i plotëson as kriteret minimale me të repliku

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka thënë se Lidhja Demokratike nuk ka pse të flasë për zgjedhjet në veri pasi që sipas saj kjo parti njëjtë sikurse Lista Serbe i ka bojkotuar ato.

Pas kësaj deklarate, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se ministrja nuk i plotëson kriteret minimale për t’i kthyer përgjigje.

Ndërkohë, as partia e saj GUXO nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet në katër komunat veriore të Kosovës.