Reperi Gashi i ka zbuluar disa të pathëna për veten.
Reperi shqiptar i cili karrierën po e zhvillon në SHBA, Gashi, nëpërmjet një postimi në Instagram i ka zbuluar disa detaje të cilat të paktë janë njerëzit që i kanë ditur.
Ai ka treguar se dikur ka qenë një person shumë i turpshëm dhe nga njerëzit kishte marrë kritika se nuk po bën muzikë që e duan vajzat e sipas tij sot shumicën dominuese të fansave i ka vajza.
“Çdo ditë shoh në Instagramin tim shumë femra të mrekullueshme duke kënduar këngët e mia.
Çmenduria është se në 2015 thonin se unë nuk isha mjaftueshëm i talentuar për të bërë këngë që do i pëlqënin vajzat. Por ata nuk e kishin idenë se unë isha thjesht i turpshëm. Ditën kur vendosa të mos më plaste fare ishte dita kur u gjallërova.Tani pjesa më e madhe e fanseve të mi janë femra dhe unë jam shumë i lumtur”, ka shkruar Gashi në Instagram.
Projekti i tij i fundit muzikor është kënga “That’s mine” në bashkëpunim me Ledri Vulën.








