Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi thotë se nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës po krijon klimë të tensionuar në Kuvend.
Gashi i ftuar në t7 thotë se Nagavci po bën nxitje të qëllimshme në Kuvend.
“Fatkeqësisht në Kuvend është krijuar një klimë e tensionume e nxitur nga kryesuesja e Kuvendit, kam parasysh nënkryetaren e Kuvendit, jo kryetarin. Nxitje të qëllimshme në Kuvend nga zonja Nagavci, ka shkaktuar klimë të tensionuar, për tema të rëndësishme. Keqmenaxhimi i qëllimshëm i seancës, tendenca e trajtimit për përfitime politike momentale dhe tema të ndjeshme dhe të rënda na kanë nda e nuk na kanë bashku”, thotë Gashi.







