Gashi-Aliut: Mund të bëhemi bashkë me VV-në në të ardhmen, gjithçka është e mundshme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i replikoi u.d të detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të Lëvzisjes Vetëvendosje, Liburn ALiu, i cili në Kuvend deklaroi se LDK bëhet gjithmonë bashkë me PDK-në.

Gashi nuk përjashtoi mundësinë që të bëhen bashkë edhe me VV-në në të ardhmen, pasi që sipas tij koncepti ‘kurrë’ në politikë nuk ekziston.

“Jemi ba bashkë edhe me ju dhe ndoshta do të bëhemi bashkë edhe në të ardhmen. Në politikë koncepti kurrë nuk ekziston. Gjithçka është e mundshme. Ideja parashkollore se le te kallet vendi se ne s’bëhemi bashkë, s’ekziston te ne e nuk duhet të ekzistojë as te ju. Do t’i japim votat tona që qytetarët të marrin pakon fiskale”, ka thënë Gashi.