Video

Garuesi suedez i “kush do të bëhet milioner” arrin deri të pyetja e fundit, shfrytëzon xholin dhe nuk i bën pyetjen mikut

Jonas von Essen së fundmi ka marrë pjesë në kuizin “Postkodmiljonaren” në Suedi, ku në pyetjen e fundit shfrytëzoi xholin “telefono mikun”, e më pas i kërkoi mikut që të shkojë në ahengun e tij që do ta organizojë javën e ardhshme.

Në kuizin e popullarizuar “Kush do të bëhet milioner”, garuesi Jonas von Essen javën e kaluar iu përgjigj të gjitha pyetjeve – duke fituar një milion kruna suedeze, transmeton Telegrafi.

Pas paraqitjes në kuiz dhe 14 pyetjeve, javën e kaluar atij i mbeti edhe një për ta fituar titullin e kuizit “Kush do të bëhet milioner”, ku është përgjigjur me saktësi të madhe dhe duke u bërë personi i 14 që e arriti këtë gjë.