Zgjedhjet e brendshme
Garë e nxehtë për të parin e PDK-së në Drenas. Naim Bazaj zyrtarisht kandidat
Naim Bazaj e kishte sfiduar deri në momentin e fundit Ramiz Lladrovcin për të kandiduar për kryetar të Drenasit në zgjedhjet e parakoheshme lokale.
Mirëpo, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e pati bindur atë që mos ta sfidonte Lladrovcin. Në fund, Lladrovci fitoi në balotazh dhe u bë kryetar i Drenasit. Ai edhe në zgjedhjet e rregullta një vit më vonë e mori besimin e qytetarëve të Drenasit që ta drejtoi edhe për 4 vjet këtë komunë.
Mirëpo, duket se Bazaj nuk ka hequr dorë që të jetë i pari të paktën diku tjetër.
Ai ka vendosur t’i hyjë garës për të parin e PDK-së në Drenas.
Bazaj e ka konfirmuar për Ballkani.info se do t’i hyjë garës.
“Po jam kandidat per kryetar të partisë në Drenas. Jemi në proces të përgatitjes të një plani për zgjedhje të PDK-së”, ka thënë Bazaj për Ballkani.info.
Nuk dihet se kush do të jenë kundërkandidatët e tij për këtë pozitë. A do të jetë edhe Ramiz Lladrovci në garë, Ballkani.info nuk ka mund ta marrë një përgjigje nga ai.
Si kandidat tjetër në këtë garë përmendet edhe Sejdi Hoxha, drejtor i Postës së Kosovës dhe ish drejtor i Bordit të Hekurudhës së Kosovës. /Ballkani.info/