Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, një garë e ashpër po zhvillohet për mandatin e katërt në mes të Agim Çekut dhe Bekë Berishës.
Bekë Berisha deri tani prin me 13 mijë e 924 vota, i pasuar nga Agim Çeku me 12 mijë e 932 vota.
Në komunën e Pejës, deri tash janë numëruar gjysma e votave, aty ku Çeku deri tani ka marrë më së shumti përkrahje.
AAK-ja do t’i ketë vetëm katër deputetë burra, gjë që e bën të pamundur që edhe Çeku edhe Berisha të jenë në parlament.








