Në pajtim me procedurat dhe kohën e paraparë për kandidatura, Komisioni Zgjedhor i ka njoftuar anëtarët e PDK-së, delegatët për Zgjedhjet e brendshme në Degën e PDK-së në Drenas si dhe qytetarët se pranë Komisionit lokal, kanë arritur 3 kandidatura për kryetar të degës.
Kandidatura për kryetar të Degës së PDK-së në Drenas, kanë parashtruar:
Sejdi Hoxha, Kushtrim Preku dhe Naim Bazaj.
“Në emër të Komisionit zgjedhor lokal, kandidatëve ju urojmë sukses në garën për të parin e Degës së PDK-së në Drenas!”, ka shkruar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. /Ballkani.info/







