Garë e ashpër e të pasmeve: Seksbomba ruse i kundërpërgjigjet Kim Kardashianit FOTO

Falë trupit të saj bombastik, ajo është bërë tani pa diskutim rusja më e popullarizuar në planet.

Anastasiya Kvitko ka arritur që ndër vite t’i grumbullojë 10.5 milionë ndjekës në llogarinë e saj, në rrjetin social Instagram, në internet.

Që kur pushtoi për herë të parë faqet rozë të mediave botërore, modelja 25-vjeçare u krahasua me yllin televiziv amerikan, Kim Kardashian, duke nxitur garën se kush i ka të pasmet më të mëdha.

Teksa kampionia mbetet ende e diskutuar, gara mes dy seksbombave nga dy anë të kundërta të Tokës duket se është ndezur përsëri.

Pasi Kimi ditë më parë u fotografua në poza fenomenale, përmes të cilave reklamoi prapanicën e saj gjigante, Anastasiya s’ka mundur të rrijë duarkryq.

Si për t’iu kundërpërgjigjur amerikanes superseksi, biondja ruse e ka veshur një bikini të vogël e provokues, dhe i ka realizuar disa fotografi të nxehta.

Në plan të parë, sigurisht, ishin të pasmet e saj marramendëse – por rusja s’la pa e reklamuar edhe gjoksin e bollshëm.