Gardiani kapet me drogë në burgun e Gërdovcit VIDEO

Është vendi ku mbahen të dënuarit për krimet më të rënda.

Por, një alarm që iu dha policisë për ndërhyrje këtu në Burgun e Gërdovcit, doli i pazakontë edhe për nga natyra e incidentit por edhe e autorit.

Një zyrtar korrektues, u zu duke mbajtur drogë, njofton Klan Kosova.

Gardianit me inicialet R. J. që i përket gjeneratës më të re të punëtorëve, iu gjetën 2.2 gram marihuanë dhe 32 letra për mbështjellje të kësaj substance.

Kronikë nga Qëndresa Sinani