Gardianët gjejnë drogë në një qeli në Burgun e Pejës

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se një të burgosuri dje i janë gjetur pako narkotike të llojit marihuanë.

“Qendra e Paraburgimit, Pejë 11.02.2020 – 00:15. Raportohet se gjatë kontrollit nga oficerët e Qendrës se Paraburgimit, në dhomën e të burgosurit mashkull kosovar janë gjetur disa paketime me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë prej 13.2 gramë”.

Ndryshe, sipas policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori.