Garda ceremoniale e FSK-së nderon pavarësinë e Amerikës

Garda Ceremoniale e FSK-së në përvjetorin e pavarësisë së ShBA-ve, së bashku me shoqatën “Miqtë e Amerikës” ka bërë ngritjen e flamurit amerikan në Prishtinë, në sheshin që mban emrin e ish-presidentit amerikan Bill Clinton.

Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, tha se ngritja e këtij flamuri, po bëhet në nder të përvjetorit të pavarësisë së ShBA-ve.

“Populli i Kosovës në veçanti populli shqiptar, për nder të pavarësisë së SHBA-së edhe këtë vit mund tw themi që bëmë një aktivitet në koordinim me ‘Miqtë e Amerikës’ me Ushtrinë e Kosovës dhe me Forcën e Sigurisë së Kosovës gjegjësisht me gardën ceremoniale të FSK-së e bëmw ngritjen e flamurit amerikan dhe treguam edhe një herë respekt, dashuri, sinqeritet për t’i treguar popullit amerikan se ne populli shqiptar jemi falënderues. Nuk i kemi harruar ato veprime që kemi bërë jo vetëm kohëve të fundit por edhe gjatë historisë”, tha Rexhepi.

Falënderues ndaj ShBA-ve për kontributin e dhënë ndaj Kosovës u shpreh edhe Hajrush Kurtaj, drejtor i departamentit civilo-ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes.