Garanci për lirim me kusht të Thaçit, Sllovenia: Askush nga ne nuk ka informacion për këtë çështje

Ditë më parë, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mohoi zërat se është ofruar për të garantuar për lirimin me kusht nga Haga të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të akuzuarve tjerë tjerëve duke thënë se e ka të pamundur ta bëj një gjë të tillë. Krahas Kroacisë, Sllovenia ishte vendi tjetër i përfolur në media se mund të ofrojë garanci për Thaçin dhe të tjerët.

Por, Qeveria sllovene në një përgjigje për Gazetën Online “Reporteri.net” thotë se nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë çështje.

Të pyetur nëse Sllovenia ka ofruar garanci tek Dhomat e Specializuara të Kosovës për lirimin me kusht të Thaçit dhe të tjerëve, ish-republika jugosllave ka qenë e shkurtër në përgjigje.

“Asnjë ministër kompetent apo ndonjë trup tjetër qeveritar nuk ka informacione rreth çështjes në fjalë”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë së Sllovenisë.