Imazhe

Gara për imazhet më të bukura në National Geographic (Foto)

Gara për fotografitë më të bukura të organizuar nga National Geographic, ka publikuar disa nga imazhet e preferuara që janë shkrepur në vende të ndryshme të botës.

Në shumicën e fotografive ishin kafshët ato që u bënë më së shumti përshtypje anëtarëve të jurisë, pasi konsiderohen imazhe të “vështira” për faktin se kërkohet shumë mund dhe punë për realizimin e tyre, transmeton Telegrafi.

Në garën për fotografitë më të bukura kanë marrë pjesë fotografë nga e mbarë bota, ndërsa ende nuk është vendosur përfundimisht se cilat do të jenë ato imazhe.

Sidoqoftë, ju ftojmë të shikoni fotogalerinë e publikuar më poshtë të cilat janë vërtetë mbresëlënëse. /Telegrafi/