Gjoba

Gara ilegale në Gjakovë, gjobiten me 150 euro dy shoferë

Policia e Kosovës ka dënuar dy shoferë nga Gjakova me nga 150 Euro pasi kanë bërë ilegale në rrugë.

Policia e Kosovës ka njoftuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor me datën 20.02.2024 kanë identifikuar dhe ndalur dy automjete, ngasësit e të cilave bënin gara shpejtësie, me ç’rast kishin bërë edhe shkelje të tjera të rregullave të trafikut.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor me datën 20.02.2024 kanë identifikuar dhe ndalur dy automjete, ngasësit e të cilave bënin gara shpejtësie, me ç’rast kishin bërë edhe shkelje të tjera të rregullave të trafikut. Po ashtu në të njëjtën ditë është ndalur edhe një automjet tjetër, ngasësi i së cilës kishte bërë tejkalim të shpejtësisë prej 126km/h, në zonën e kufizuar të shpejtësisë prej 50km/h. Ndaj këtyre ngasësve janë ndërmarrë masa bazuar në ligjin për trafikun rrugor”, ka shkruar Policia e Kosovës.