GAP

GAP: Rritet përdorimi i overdraftit nga qytetarët dhe bizneset

Instituti GAP ka publikuar statistikat për përdorimin e ‘overdraft’ nga bizneset dhe qytetarët në Kosovë bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore.

GAP thotë se pati rritje në këtë drejtim dhe se rritja e kësaj kategorie është më e ndjeshme pas vitit 2022. “Një ndër mënyrat më të lehta për bizneset dhe qytetarët për të huazuar nga bankat është përmes mbritërheqjes/overdraftit.

Të dhënat nga BQK tregojnë se gjendja e mbitërheqjeve nga bizneset dhe ekonomitë familjare në fund të dhjetorit 2023 ishte rreth 472 milionë euro, apo për 57 milionë euro (13.7%) më e lartë se në dhjetor 2022.

Veçmas pas vitit 2020, vërehet një rritje e ndjeshme e kësaj kategorie”, ka shkruar GAP, duke publikuar edhe një tabelë me të dhëna.

VIDEO BONUS: Bislimi I kemi dërguar raport 48 faqesh për Banjskën BE së, le ta publikojë Prokuroria