Ganimete Musliu tregon pse nuk votoi për shpërndarjen e Kuvendit

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, së bashku me bashkëpartiakun e saj ish deputetin, Zenun Pajazitin kanë abstenuar për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, në seancën e sotme.

Ballkani.info ka kontaktuar me Ganimete Musliun për të kuptuar arsyen e abstenimit të saj.

“Unë dua të besoj që Kosova është shtet demokratik”, ishte komenti i vetëm i Musliut për këtë çështje.

Legjilatura e gjashtë e Kuvendit të Kosovës u shpërnda sot me 89 vota të deputetëve, dhe kjo i hapi rrugë zgjedhjeve të reja në vend.
Seanca për shpërndarjen e Kuvendit ishte thirrur pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e Kryeministrit, më 19 korrik të këtij viti, pas ftesës për intervistim që mori nga Gjykata Speciale.

loading…