Ganimete Musliu tregon pse i dhuroi Kurtit dy flamuj

Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu ka treguaa arsyen pse në seancën e sotme të Kuvendit i vuri dy flamuj në setrën e Albin Kurtit.

Një veprim i tillë tha se ishte spontan dhe kishte qëllim respektimin e flamurit shtetëror nga ana e Kurtit.

“I kam dhuruar flamurin e Kosovës dhe flamurin kombëtar në mënyrë që ai (Kurti) duke mos harruar flamurin kombëtar të respektojë flamurin e Kosovës”, tha Musliu në emisionin “DPT te Fidani”.

“Ju e dini që Albin Kurti dhe kasta e tij nuk e kanë pranuar asnjëherë pavarësinë e Kosovës’, shtoi ajo.

“Kur iu ofrova Kurti ai u tremb pak. Pastaj ai më falënderoi dhe unë i thashë: e bajsh me shëndet’, shpjegoi Musliu.

Sipas saj, derisa Vetëvendosje ishte në opozitë e ka konsumuar tërë kohën parlamentare duke e bërë të pamundur debatin për çështje shumë me rëndësi për qytetarët e vendit.