Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka ironizuar me shefin e Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimin dhe zyrtarin e Nismas Socialdemokrate, Zafir Berisha.

Bellkani.info kishte publikuar një video ku Selimi po pinte kafe me ish-nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin – por në reagimin e Selimit, ai tha se kafet i paguan “ATA” duke aluduar tek Xhaviti. Ndërsa, Zafir Berisha është bërë zv-ministër i Punëve të Brendshme.

” S’lihet Prizreni për pozitë të zv.Mininistrit. Edhe pse ne e ftuam, kafet i pagoi Luljeta Veselaj Gutaj sot në Prizren”, ka shkruar Musliu me ironi në Facebook.

Prizreni lidhet me vendin e lindjes së Zafir Berishës, ndërsa çështja e kafes me deklaratën e Rexhep Selimit.

Ganimete Musliu është deputete shumë aktive e PDK-së, ajo njihet edhe për aksione simbolike në Kuvendin e Kosovës. /Ballkani.info/