Ganimete Musliu thotë se PDK-ja është si Majlinda Kelmendi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka krahasuar partinë e saj me xhudisten kosovare, kampionen e botës, Majlinda Kelmendi.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se PDK-ja është partia më e madhe në vend.

“Kur jemi te gara: Nese futemi ne garë zgjedhore secila parti veç e veç atëherë do dihet përfundimisht se cila parti është partia më e madhe ne vend. Por: Ne një garë të tillë PDK në krahasim me partitë tjera është njëfar “Majlinda Kelmendi”, ka shkruar Musliu.

loading…