Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, pritet t’i nënshtrohet një operimi.
Ka qenë kolegia e saj, Ariana Musliu-Shoshi, e cila në rrjete sociale i ka uruar shërim të shpejtë.
“Shërim të shpejtë mikja ime Ganimete Musliu 🙏 Të presim edhe më të fortë 🤝❤️”, thuhet në postim.
Musliu-Shoshi i ka thënë Nacionales se deputetja Musliu pritet t’i nënshtrohet një operimi i cili nuk kryhet në Kosovë.
VIDEO BONUS: Qytetarët urojnë ditën e Pavarësisë së Kosovës, shpresojnë për ditë më të mira







