Ganimete Musliu paralajmëron kandidatura tjera për të parin e PDK’së

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu ka reaguar në lidhje me procesin e brendshëm të partisë për zgjedhjen e të parit të PDK’së.

Ajo ka publikuar një foto në rrjetin e saj social, duke shkruar se është në pritje të kandidaturave tjera.

“Ne pritje të kandidaturave! Nje tashme veç po dihet!”, ka shkruar ajo.

Deri tani, vetëm deputeti Memli Krasniqi e ka shpallur kandidaturën për të parin e PDK’së.

Ndërsa, është përfolur se edhe Enver Hoxha do ta shpall kandidaturën e tij.

Anëtarë të PDK’së, kanë kërkuar nga anëtarët më të vjetër të partisë që t’i shpallin sa më shpejtë kandidaturat e tyre, pasi këtë proces e kanë vlerësuar shumë të rëndësishëm për partinë e vendin.