Ganimete Musliu në krye të Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mbajti sot mbledhjen konstituive, të kryesuar nga kryetarja Ganimete Musliu.

Fillimisht, kryetarja Musliu sqaroi se sa anëtar do ti ketë Komisioni dhe shpalosi në detaje edhe fushëveprimtarinë e Komisionit.

Ky komision rregullisht udhëhiqet nga grupet parlamentare opozitare.