Deputetja

Ganimete Musliu: Mos e lejoni Cecën në Kosovë, është gruaja e kriminelit

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, iu ka bërë thirrje institucioneve që mos ta lejojnë të vije në Kosovë këngëtaren serbe, Stvetalana Razhnatoviq e njohur si Ceca.

Ajo thotë se Ceca si bashkëshorte e kriminelit serb, Arkan, nuk mund të vijë në Kosovë.

Ceca ka paraparë një koncert për nesër në pjesën veriore të Kosovës.

Reagimi i plotë:

Ne Kosovë nuk po vjen kengetarja Ceca por bashkeshortja e Kriminelit me te tmerrshem te historise tone te re!
Po vjen bashkeshortja e Arkanit qe ishte udheheqes paramilitar dhe vrases mizor i mijera shqiptareve ne luften e Kosovës.
Ceca nuk po vjen te prezantoj art ne Kosovë por per te promovuar urrejtje e per te goditur ne plaget e hapura te shqiptarve qe i shkaktoj bashkeshorti i saj.
Kjo eshte e pa pranueshme dhe e padrejt andaj une nuk mund te heshte. Apeloj te institucionet tona, mos ja hapni plaget popullit, mos lejoni qe bashkeshortja e Kriminelit te hyje ne Kosovë!