Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pasi që deputetët e LDK-së dhe LVV-së në vazhdimin e seancës për miratimin e buxhetit në fillim e kanë futur në votim rezolutën për dialogun me Serbinë.
Kjo rezolutë është miratuar me 67 vota.
“Turpi s’paska fund, ne emer te situates se ndjeshme kur tere Kosova është ne ankth nga Corona ? Qeveria ne ora 1:45 voton rezoluta e bene pazare. “Pika e pare e rendit te dites” po thote Vjosa. Jo Vjosa pika e nates, e territ. Neper terr ke ardhe kryetare dhe neper terr do ta krysh mandatin. Zoti e shpetofte popullin nga kjo papergjegjesi”, ka shkruar Musliu. /Ballkani.info/







