Ganimete Musliu e mbështet Labin në aktivitetet humanitare

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se është takuar me kolegun e saj, deputetin Labinot Tahiri.

Gjatë takimit, Musliu ka shfrytëzuar rastin ta shprehë mbështetjen ndaj iniciativave të Tahirit, si ato bamirëse.

“Kolegu im deputeti Labinot Tahiri perkunder linqimeve dhe pengesave, ai nuk po ndalet duke ju qendruar afer personave qe me se shumti kane nevoje. Per humanizmin dhe angazhimin e tije te pandalshem javen qe shkoj u nderua me medaljen e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu”, ka shkruar Musliu, përcjell Ballkani.info.

Në fund, deputetja ka thënë se e ka uruar dhe inkurajuar Labin, që të vazhdojë me punë të mira. /Ballkani.info