Deputetja

Ganimete Musliu e kalon me sukses operimin në zemër

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kaluar me sukses operimin në zemër, të cilit iu nënshtrua në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur miku i saj, Besnik Miftaraj, i cili i ka uruar shërim të shpejtë.

“Ndërhyrja kaloj me sukses dhe tash të uroj shërim sa më të shpejt mikesha ime, Ganimete Musliu!”, ka shkruar Besnik Miftaraj.

Kujtojmë se Musliu për shkaqe shëndetësore nuk mori pjesë as në seancën solemne për nder të Pavarësisë së Kosovës.