Ganimete Musliu: Dikur jam sharë e ofenduar nga PSD-ja, sot unë i duartrokas

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj, ka lavdëruar sot aksionin e Partisë Socialdemokrate për vendosjen e flamurit të UÇK’së në oborrin e presidencës.

E aksioni i PSD’së i ka pëlqyer edhe deputetes së PDK’së, Gnaimete Musliut.

Në statusin e Gecajt në Facebook, ku ka shkruar për aksionin e PSD’së, Musliu ka komentuar se ajo dikur është sharë e ofenduar nga kjo parti, por sot e duartroket.

“Zemra mal kur po i shoh PSD-ne qe po i bashkohen kauzës time që dikur pikërisht nga ta unë jam share e ofenduar. Sot unë ju duartrokas”, ka shkruar Musliu.