Përleshja fizike

Gani Thaçi nuk ishte sulmues, ai u vetëmbrojt?

Vëllai i presidentit Thaçi, Gani Thaçi sot është përfshirë në një zënkë brenda Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Pjesë e kësaj zënke kanë qenë edhe drejtori i BKS-së, Blerim Pushkolli, si dhe përfaqësuesi i kompanisë Illyria, të cilët janë rrahur me njëri-tjetrin.

IndeksOnline mëson se Gani Thaçi në deklaratën zyrtare thuhet se është vetëmbrojtur.

Ballkani.info më herët raportoi se vëllai i presidentit Thaçi dyshohej se i ka sulmuar fizikisht Gianni Sokolic, me nënshtetësi sllovene, udhëheqës i kompanisë së sigurimeve “Illyria” dhe Drejtorin e Byros, Blerim Pushkolli. /Ballkani.info/