Gani Geci tregon se çka e dallon me Albin Kurtin e Hashim Thaçin

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci ka treguar se çka e dallon atë nga kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ish-presidenti, Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Geci ka thënë se Thaçi e Kurti e kanë pasur mësues ideologjik Rexhep Qosjen, ndërsa ai presidentin historic Ibrahim Rugovën.

Sipas Gecit, LDK’ja është e vetmja parti në Kosovë me me orientime programore të djathta.

“Dallimi im dhe i këtyre të dyve, Hashim Thaqit dhe Albin Kurtit është mësuesi ideologjik, këta e kanë pasur mësues ideologjik Rexhep Qosjen ndërsa unë e kam pasur Ibrahim Rugovën. E mbroj LDK-në jo për njerëz që janë aty por është e vetmja parti në Republikën e Kosovës me orientime programore të djathta dhe e regjistruar në partitë e djathta popullore Evropiane”, ka shkruar Geci.