Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka reaguar pas lirimit nga masa e paraburgimit.

Pak orë pas njoftimit për lirimin e tij, Geci ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook.

“Rrugës për Drenicë Bajraktarët”, thuhet në përshkrimin e fotografisë të shpërndarë nga Geci ku shihet ai me vëllain e tij.

Geci ishte vendosur nën masën e paraburgimit për shkak të kanosjes së gazetarit Lirim Mehmetaj.

Ai u lirua pasi Prokuroria kërkoi ndërprerjen e paraburgimit për shkak se kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë me Gecin.