Gani Geci paditë RTK-në për shpifje. Kërkon dëmshpërblim në rreth 1 milion euro

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës Gani Geci përmes llogarisë së tij në facebook ka njoftuar se ngritur padi ndaj Radio Televizionit të Kosovës , dhe kërkon që dëmshpërblim në vlerë prej 998 mijë euro.

Sipas Gecit padia u bë për shkak të siç thotë ai “ Cenimit të Integritetit Personal” , dhe integriteti personal sipas ish deputetit është i garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Padia nga ish deputeti për RTK-në është bërë pasi që muaj më parë ky medium ka publikuar një dokument në të cilin thuhej së Gani Geci është diagnostifikuar me probleme psikike.

Ja edhe postimi i plotë i Gani Gecit në facebook:

“ Pasi KPM me ka dhënë të drejtën në ankesën e tij kundër RTK-së dhe RTK -n e ka dënuar me 5 000 pesë mijë)€ gjobë dhe Bordi i Ankesave e ka vërtetuar denimin kundër RTK-s për shkak të shkeljeve dhe ligjeve informative në fuqi nga ana e RTK-së.
Tani unë Gani Geci kam shfrytëzuar të drejtën time juridike dhe kam paditur RTK-në për cenim të Integritetit personal dhe kam kërkuar kompensim të dëmit jomaterial në vlerë prej 998 mijë euro.
Parat e fituara nga kjo padi shumicën e tyre do ti dhuroj për shkollimin e fëmijëve të dëshmorëve.
Një pjesë do t’ua dhuroj vajzave jetime të Bekim Kastratit (gazetarit të” Bota Sot”) i vrarë në atentatin kundër nesh me 19 .10.2001, ku mbeta i plagosur edhe unë” thuhet në deklaratën e Gecit në facebook./Ballkani.info/