Gani Geci krahason “Kuvendin e karrigeve” me zgjedhjet e tanishme në LDK

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK dhe LDD, Gani Geci, ka folur për zhvillimet aktuale që po ndodhin në LDK dhe përplasjet e dhunshme në Kuvendin e gjashtë të kësaj partie.

Geci në RTV Dukagjini ka thënë se edhe në Kuvendin e VI-të të LDK-së organizator kanë qenë gati njerëzit e njëjtë me përjashtim të Isa Mustafës.

“Përplasja në atë kohë nuk ka filluar në Kuvendin e VI-të, por ka filluar në Grupin Parlamentar të LDK-së së asaj kohe. Për një palë dhëmbë dhe një palë syze ka filluar e gjitha në atë kohë. Tash po i shohim trendët e hajnisë dhe korrupsionit. Atëherë dikush ndoshta donte ta shihte Kryetarin e Kuvendit më dhëmbë të hekurit apo drurit…”, tha ai .

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës thotë se dhëmbët dhe syzet ishin një shkas për ta shkarkuar Nexhat Dacin dhe garën ta fitoj Fatmir Sejdiu.

“Gjërat kanë shkuar si kanë shkuar, por reagimi im ka qenë spontan. E gjitha ka qenë e incizuar. Ka qenë fat që ka qenë e incizuar sepse do të më kishin akuzuar mua si bashkëpunëtor i SHIK-ut. Po të më kishte paguar mua SHIK-u do të merrja ndonjë benificion, por benificionet i morën tjerët”.

Geci ka thënë se momentalisht nuk është duke e marrur me politikë.

“Vetëm në LDK ka konkurrencë dhe votohet me vota të fshehta, megjithatë, këto që po ndodhin në LDK janë të papranueshme për elektoratin e LDK-së, elektoratin e Presidentit Rugova mirëpo po del se në mesin e atyre që po bëjnë probleme po dalin të jenë të partive tjera”, tha ndër të tjera Gani Geci.