Gani Geci: Isa Mustafa është më i mençuri në LDK, ai është Lionel Messi i politikës

Ish-anëtari i LDK’së, Gani Geci, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Isa Mustafa është njeriu më i mençur në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Isa Mustafa është kryetar i tanishëm i LDK-së, pas zgjedhjeve të fundit të brendshme.

“Isa Mustafa është më i mençuri në LDK. Ai po i fshike të gjithë”, ka thënë Geci.

“Unë prej fillimit kam qenë kundër tij, por e kam parë me sytë e mi. Ai po i fshike të gjithë. Me lojën dhe kalkulimet e tij politike ka 50 vite që është në pushtet. Ai është Lionel Messi i politikës”, ka thënë Geci.