Gani Geci: Informatat janë se Qeveria Kurti të hënën do të arrihet

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se informatat janë që të hënën (03 shkurt, 2020) do të arrihet Qeveria e re në krye me Albin Kurtin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se kushdo që ka kontribuar dhe kontribuon që të arrihet kjo marrëveshje, hallall i qoftë.

“Informatat janë se Qeveria Kurti të hënën do të arrihet dhe kushdo që ka kontribuar dhe kontribuon që të arrihet kjo marrëveshje, hallall i qoftë”.