Gani Dreshaj takohet me zyrtarin e lartë gjerman, Peter Beyer, njeriun e afërt të Merkelit

Gani Dreshaj ka patur takim me Raportuesin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer.

Nga Berlini zyrtar, Dreshaj ka thënë se e ardhmja e Kosovës është e lidhur ngusht me Bundestagun.

Beyer njihet si person i afërt me kancelaren Merkel ndërsa në të kaluarën ka qenë edhe deputet në Bundestag nga radhët e CDU-së.

“I lumtur të ndajë kohë e mendime me Raportuesin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer.

Shpresat e Kosovës dhe e ardhmja jonë është e lidhur ngusht me Bundestagun, dhe Peter është miku jonë i madh që do na udhëzojë në rrugën e drejt.

Kosova ka nevojë si kurrë më parë të ketë unitet politik.

Kosova duhet të tregojë kulturë e demokraci, duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në çfarëdo interesi qoftë” shkruan Dreshaj në njoftim.