Gani Dreshaj: Pas 6 tetorit, pres t’i kemi 44 deputetë

Gani Dreshaj, kandidat për deputet nga AAK-PSD, u shpreh i bindur në fitoren e këtij koalicioni në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai në Magazina Zgjedhore foli për pritshmërie e tij nga këto zgjedhje.

“Unë pres vota nga tërë Kosova, besoj që ky koalicioni nuk do të dalë me më pak se 40 deputetë, mirëpo unë pres qe t’i kemi 44 deputetë”.

“Jam i sigurt që AAK-PSD do të dalë e para. Nuk shoh alternativë tjetër edhe nga programet që po i shpalosin qoftë nga LDK-ja qofte nga PDK-ja, kam respekt për zonjën Osmani gjithashtu i kam miq Veselin dhe Kurtin, mirëpo më kompakt dhe më të organizuar, një shtëpi me një zot shtëpie e kemi ne me Ramush Hardinajn dhe Shpend Ahmetin”.

“Vjosa Osmani nuk e ka LDK-në në dorë ndërsa Veseli ende nuk ka arritur ta marrë në dore PDK-në”.

Dreshaj gjithashtu tha se vazhdimisht është në terren dhe se qytetarët dhe ai vetë janë të kënaqur me 18 muaj qeverisje që ka bërë Ramush Haradinaj. Ai shtoi se mund të bëhet edhe më shume dhe se si deputet do të angazhohet të përmbushë kërkesat e Istogut, Klinës dhe të Pejës.

Ndërsa, pati disa kritika për ish-partnerët e koalicionit.

“Nëse pyetem unë personalisht ju kisha thënë të mos e kushtëzojnë veten me gjashtë deputetë, mirëpo të shkojnë me ndonjë parti më të madhe”.

“Në qeverisjen e kaluar Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli kanë thënë se do e bëjnë koalicionin mirëpo nuk kanë qenë fer”.

loading…