Gani Dreshaj: Në Istog të shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Ish-deputeti Gani Dreshaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se erërat e forta në Istog janë duke dëmtuar shumë shtëpi banimi dhe niveli i rrezikshmërisë po rritet.

“Në Istog është e domosdoshme shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Erërat e forta po dëmtojnë shumë shtëpi banimi dhe niveli i rrezikshmërisë po rritet. Ftoj institucionet e shtetit që të marrin të gjitha masat, ngase është e pamundur që niveli lokal ta kontrollojnë këtë situatë”.

“Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin çdo udhëtim në vise malore ngase përkundër rrugës së liruar, era e fortë përbën rrezik në çdo moment”, ka shkruar Dreshaj.