Deputeti i AAK-së dhe pronari i kompanisë që prodhon ujin “Aquintell”, Gani Dreshaj thotë se kompania e tij ka marrë vendim që ta zbres çmimin për 10 për qind.
Postimi i plotë:
Vendimi për vënien e taksës 100% ndaj produkteve serbe është vazhdimësi e vendimeve të fuqishme që po merr kryeministri Haradinaj.
E përkrahi fuqishëm këtë vendim dhe simbolikisht kompania ime që prodhon ujin Aquintell do të ketë zbritje 10% në çmim.
Ftoj të gjitha kompanitë vendore që mos të shfrytëzojnë situatën duke ngritur çmimet, ndërsa lus të gjithë qytetarët e Kosovës që të blejnë dhe të besojnë në produktet vendore.
Shteti po funksionon. Faleminderit kryeministër.







