Gallatë në rrjetet sociale, Kujtim Shala dikur përqafonte Vjosa Osmanin, tash Avdullah Hotin

Pasi zyrtarisht kandidat i LDK-së për kryeministër, për Qeverinë e re do të jetë Avdullah Hoti, në rrjetet sociale kanë nisur shakatë.

Duke ironizuar me fotografinë që paraqet momentin kur LDK pati kandiduar Vjosa Osmanin për kryeministre, dhe gëzimin e kolegut të saj Kujtim Shala duke e përqafuar atë.

Por tash disa muaj pas asaj fotografie, kemi Kujtim Shalën duke e përqafuar Avdullah Hotin. Pra një foto-montazh e bërë nga regjisori Kushtrim Mehmeti.