Galaxy S12 do të ketë jetëgjatësi shumë më të madhe të baterisë

Telefonat inteligjentë janë mbresëlënës në një numër mënyrash, por të qenit në gjendje të zgjasin një fundjavë të tërë pa pasur nevojë ti mbushni nuk është një prej tyre.

Sidoqoftë, Samsung ka një risi të planifikuar për serinë e telefonave të tyre 2021 që mund të rikthejë llojin e jetës së baterisë që ishim mësuar kur Nokia 3310 u lansua për herë të parë.

E gjitha kjo mund të ndodhë për shkak të baterive të grafenit. Materiali është shumë më efikas sesa teknologjia jon-litium që përdoret aktualisht në të gjitha qelizat moderne të baterive të telefonave.

Sidoqoftë, lajmëtari Evan Blass – i cili ka një rekord jashtëzakonisht të fortë, kur bëhet fjalë për produkte ende të panjohura – pretendon se Samsung po përgatitet të përdorë teknologjinë e re të baterive deri në fund të vitit të ardhshëm, ose në fillim të vitit 2021 më së voni.

Nëse është e saktë, kjo do të thotë që kandidati më i mundshëm që do të merr një qelizë baterie grafeni do të jetë Galaxy S12.

Seria Samsung Galaxy S debuton gjithmonë në muajt e parë të vitit, me diapazonin e Galaxy Note që shfaqet në rafte rreth gushtit.