Galaxy S10 ka arritur shitje të mira, përkundër profitit më të ulët të Samsung

Samsung Electronics paralajmëroi investitorët se do të bëjë shumë më pak para në këtë tremujor dhe kompania sapo ka raportuar të ardhurat e tremujorit të parë që tregojnë fitimet u ulën me 60 përqind krahasuar me vitin e kaluar, nga reth 13.4 miliardë dollarë në rreth 5.3 miliardë dollarë.

Por ndryshe nga Google, kompania nuk fajëson telefonat e shtrenjtë për çdo gjë – Samsung thotë se linja e Galaxy S10 u shitën mirë, me kompaninë që dërgoi 78 milionë telefona në përgjithësi (si dhe 5 milionë tabletë).

Samsung pritet të dërgojë më shumë telefona në tremujorin e ardhshëm.

Arsyet e deklaruara për rënien janë kryesisht të njëjtat si tremujori i fundit: rënia e kërkesës për çipa kujtese, e cila krijon shumicën e profitit, si dhe rënia e kërkesës për ekrane.

Kompania thotë se gjërat duhet të përmirësohen në gjysmën e dytë të vitit, me më shumë kërkesa për memorie ‘flash’ në serverë, si dhe telefona me 256GB hapësirë të ruajtjes.