Galaxy Note 10 do të rikthejë një funksion që Galaxy S10 i mungoi

Samsung po planifikon të rikthejë dritën LED të njoftimeve në ekranin e Galaxy Note 10 i cili do të debutojë më 7 Gusht.

Funksioni i vogël por shumë i dobishëm u hoq nga Galaxy S10 për shkak të ekranit Infinity-O që eliminon kornizën e ekranit dhe vendos kamerën nën ekran në një prerje në formë O.

Për fat të mirë sipas blogut LetGoDigital, Samsung ka gjetur një mënyrë për të përfshirë dritën LED të njoftimeve pa prekur dizajnin Infinity-O në Galaxy Note 10.

Dhe këtë e provon një aplikim patente pranë Zyrës Evropiane për Pronësinë Intelektuale EUIPO. Patenta përshkruan një dritë led rreth kamerës hole-punch e cila njofton përdoruesit kur kanë një mesazh tekst pa përgjigje, e-mail apo telefonatë.

Edhe pse Galaxy S10e, S10 dhe S10 Plus nuk kanë dritën LED, një numër aplikacionesh të palëve të treta kanë rikthyer funksionin dhe më i famshmi prej tyre është Holey Light. Rikthimi i harduerit LED do të shkatërronte suksesin e këtyre aplikacioneve menjëherë.

Ndryshe nga gjeneratat e kaluara, Note do të vijë në dy versione: standard dhe Note 10+. I pari do të ketë ekran 6.28-inç ndërsa i dyti 6.75-inç. Telefonët pritet të vinë në variante 4G dhe 5G.

loading…